Afganistan – Një sulm kamikaz shkakton të paktën 22 të vdekur

Së paku 22 persona u vranë në veri të Afganistanit, kur një kamikaz taleban shpërtheu një makinë të mbushur me eksploziv, në serinë e fundit të sulmeve vdekjeprurëse, duke përfshirë sulmin e një dite më parë, në një bazë të NATO-s në Kabul.

Afganistan – Një sulm kamikaz shkakton të paktën 22 të vdekur

"Incidenti i të shtunës, që vrau kryesisht milicë vendas, ndodhi në rrethin e Hanabadit të provincës së trazuar të Kunduzit, në një tubim të milicisë proqeveritare, të njohur si Arbakis", deklaroi zëdhënësi i policisë së Afganistanit, Sarwar Hussaini.

"Makina ishte e mbushur me eksploziv artizanal dhe shpërthyeu në afërsi të tubimit", u shpreh guvernatori i qarkut Hanabad, Hayatullah Amiri.

"Ndër të vdekurve janë edhe katër komandantë vendas", tha ai.

Ky ishte sulmi kamikaz i fundit në një seri vdekjeprurëse në të gjithë vendin, tre prej të cilave u zhvilluan të premten në kryeqytetin afgan, duke vrarë disa civilë dhe plagosur qindra të tjerë.

Treshja e bombave në Kabul shkaktoi 49 të vrarë dhe qindra të plagosur, numri më i lartë i viktimave civile dhe të plagosurve në një ditë, që kur Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) filloi regjistrimin e tyre në vitin 2009.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme