Zbulohet plani i DAESH për vrasjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha britanike do të marr pjesë në ceremoninë e kremtimit të 70-vjetorit të përfundimit të Luftës II Botërore.

Zbulohet plani i DAESH për vrasjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Një plan për një atentat me eksploziv kundër mbretëreshës Elizabeth II, të shtunën e ardhshme me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës II Botërore, u zbulua nga policia dhe shërbimet sekrete britanike, njoftoi sot gazeta ”Daily Mail”.

Burime të gazetës bëjnë fjalë për një komplot të ideuar nga DAESH-i në Siri që parashikonte shpërthimin e një tenxhereje me presion, i ngjashëm me atentatin në maratonën e Bostonit në vitin 2013.

”Policia dhe kundërspiunazhi MI5 duket se u vunë në një garë me kohën për mënjanimin e sulmit”, shkruan ”Daily Mail”.

Festimet do të kryhen më 15 gusht në qendër të Londrës dhe do të transmetohen drejtpërdrejt nga BBC-ja.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

E informuar për komplotin, mbretëresha deklaroi se ishte e vendosur për të marrë pjesë në ceremoni, për të nderuar të rënët në luftë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme