Shanse të dobëta për zgjidhjen e krizës siriane

Në përpjekjet e diplomacisë për zgjidhjen politike të ndërmarrë për Sirinë dhe e cila kryesohet nga SHBA dhe Rusia ende nuk është arritur një konsensus.

Shanse të dobëta për zgjidhjen e krizës siriane

Në përpjekjet e diplomacisë për zgjidhjen politike të ndërmarrë për Sirinë dhe e cila kryesohet nga SHBA dhe Rusia ende nuk është arritur një konsensus. Rusia për të vendosur regjimin e Asadit si bashkëbisedues me ndërkombëtarët dhe për të rritur masat kundër militantëve të DAESH me origjinë nga Kaukazi Veiror ka dëshirën që luftën e përbashkët kundër kësaj organizate ta sjellë në një mjet kryesor të bashkëpunimit.

 

Në bazën e rritjes së përpjekjeve diplomatike në kohët e fundit qëndron se drejtimi i luftës civile në muajt e fundit ka ndryshuar në favor të opozitarëve. Ku dihet se në vendet me strategji për regjimin, opozitarët kanë shënuar përparime në Idlib, Halep dhe Damask, ndërsa ushtria e Asadit po përjeton mungesa të ushtarëve.

 

Kjo situatë "zgjidhje me Asadin" detyron insistuesit, Rusinë dhe Iranin që të gjenden në iniciativa që të çlirojë frymëmarrjen e qeverisë së Damaskut.

 

Një arsye tjetër për përshpejtimin e lëvizjeve të diplomacisë është nevoja e aktorëve për të luftuar kundër organizatës terroriste DAESH e cila kontrollon afërsisht 1 të tretën e Sirisë.

 

Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së që prej shtatorit 2014 e deri tani ndërmarrin operacione ajrore ndaj objektivave të DAESH në rajonet Haseke dhe Rakka. Ndërsa në anën tjetër me bashkëpunimin e SHBA-së, Turqisë, Katarit dhe Arabisë Saudite po ruhet objektivi i trajnimit në kuadër të programit Trajno-Pajis për opozitarët e moderuar të cilët do të luftojnë me DAESH.

 

- Objektivat e Rusisë-

 

Rusia vendosi në tryezë në Doha planin i cili parashikon luftën kundër DAESH-it në krizën siriane.

 

Plani i paraqitur gjatë debatit të Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrovme SHBA-në, Katarin dhe Arabinë Saudite, përfshin bashkimin e forcave të opozitarëve dhe të regjimit duke përfshirë edhe grupet kurde kundër organizatës terroriste DAESH.

 

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, pamjaftueshmëria e sulmeve ajrore kundër DAESH dhe mundësia e të qenurit objektiv i sulmeve ajrore të regjimit për të mbrojtur trupat e programit Trajno-Pajis, hedh hije në luftën kundër DAESH.

 

Dihet se një nga parametrat themelore të Moskës në diplomacinë e Sirisë është që të ri-legjitimojë Asadin dhe ta vendosë në një pozicion bashkëbiseduesi.

 

Një tjetër ndjeshmëri e cila sa vjen e bëhet gjithnjë e më i fortë për Kremlinin është se organizata po përpiqet të bazohet në Kaukazin Verior dhe për këtë arsye Rusia do të përballet me kërcënimin e DAESH.

 

Nga pikëpamja e Rusisë ashtu si SHBA dhe Turqia edhe vendet e rajonit duke u vendosur si partnerë të koalicionit kundër DAESH do ti shërbente pozitivisht që të dy ndjeshmërive.

 

Për Rusinë përfshirja në luftën e përbashkët me DAESH do të paraqesë një avantazh edhe për një luftë më të efektshme ndaj militantëve të DAESH me origjinë nga Kaukazi Verior.

 

Qeveria e Moskës, e cila ka njoftuar se numri i militantëve të Kaukazit Verior ka arritur afërsisht 2000 persona, mund të krijojë bashkëpunime në shkëmbimin e informatave, politikë dhe bashkëpunime ushtarake me vendet e tjera.

 

Që nga 2007 një pjesë e grupit të armatosur, i cili ka ndërruar emrin në "Emirati i Kaukazit" me qëllimin krijimin e shteti islam në Republikën e Kaukazit Verior të Rusisë, pas vdekje së liderit të tyre u betuan për besnikëri ndaj DAESH-it, ndërsa qendra e organizatës e pranoi dhe e shpalli si "Krahinë e Kaukazit". Por dihet që të gjitha grupet që ndodhen nën çatinë e "Emirateve të Kaukazit" ende nuk kanë hyrë në fushë ndikimin e DAESH-it.

 

- SHBA insistuese në zgjidhjen pa Aasadin-

 

Takimet e nisura të hënën e kaluar në Doha nën udhëheqjen e SHBA-së dhe Rusisë, vazhduan edhe ditën e martë dhe të mërkurë në Kuala Lumpur.

 

Pas takimeve në një deklaratë nga Ministria e Jashtme ruse u theksua se palët kanë rënë dakord që të tregojnë përpjekje të përbashkët kundër DAESH, por nuk kanë arritur konsensus në qasjen se si do të ndërmerret kjo.

 

Qeveria e SHBA duke rinovuar deklaratat se Asadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë, jep sinjalet për simpati në pjesëmarrjen e Rusisë në luftën e përbashkët kundër DAESH. Pritet që në javët e ardhshme ekspertët amerikanë dhe ata rusë të negociojnë infrastrukturën teknike në këtë çështje.

 

- Irani dëshiron të përfshihet në proces-

 

Turqia si një nga aktorët kryesorë të procesit vazhdon të mbajë qëndrimin stabil në zgjidhjen pa Asadin, ndërsa përfshirja në proces e Iranit, i cili dihet për mbështetjen ndaj regjimit sirian, tani për tani po përballet me pengesën e Arabisë Saudite.

 

Turqia edhe më parë në konferencën e parë dhe të dytë të Gjenevës për mos thirrjen e Iranit, me anë të Ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu në Kuala Lumpur i bëri të ditur pikëpamjet e saj se Irani nuk duhet të injorohet nga ky proces.

 

Pritet gjithashtu që edhe Ministiri i Jashtëm iranian, Xhevad Zarif të sjellë në rendin e ditës qëndrimet e tij në lidhje me zgjidhjen në vizitën që do të kryejë javën e ardhshme në Turqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme