Kina alarmohet për tajfunin Soudelor

Për shkak të tajfunit Soudelor i cili po afrohet me shpejtësi në juglindje të Kinës autoritetet kanë dhënë alarmin e nivelit portokalli.

Kina alarmohet për tajfunin Soudelor

Për shkak të tajfunit Soudelor i cili po afrohet me shpejtësi në juglindje të Kinës autoritetet kanë dhënë alarmin e nivelit portokalli dhe kanë evakuuar 158 mijë persona.

Sipas deklaratës së Qendrës Meteorologjike Kombëtare të Kinës, pritet që tajfuni Soudelor i cili po afrohet me shpejtësi në vend përmes Tajvanit të jetë efektiv në rajonet Fucien dhe Guangdong, ndërsa theksohet se shumica e qytetarëve të evakuuar janë punëtorë bujqësie.

Autoritetet kanë theksuar se nga zonat që do të preken nga tajfuni kanë evakuuar në zona të sigurta 158 mijë persona ndërsa kanë njoftuar se kanë thirrur anijet e peshkimit në porte dhe se hotelet përgjatë bregdetit janë mbyllur përkohësisht.

Theksohet gjithashtu se për shkak të tajfunit mund të pezullohen deri ditën e hënë edhe udhëtimet e trenave fluturimet e avionëve në rajonet Fucien dhe Guangdong.

Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfuni Souledor i cili ditën e djeshme ishte efektiv në Tajvan humbën jetën 3 persona, 1 tjetër ka humbur si dhe 28 persona u plagosën.

Sistemi i paralajmërimit të motit në Kinë përbëhet nga katër faza "blu, e verdhë, portokalli dhe niveli më i lartë i kuq".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme