Panairi më i madh i tregtisë strehë për refugjatët

Vendi më i madh në botë për ekspozimin e tregtisë, në Hanover, Gjermani, do të sigurojë hapësira për 300 persona nga dhjetëra mijëra refugjatë.

Panairi më i madh i tregtisë strehë për refugjatët

Vendi më i madh në botë për ekspozimin e tregtisë, në Hanover, Gjermani, do të sigurojë hapësira për 300 persona nga dhjetëra mijëra refugjatë, të cilët kanë ardhur në Gjermani kohët e fundit, njoftuan zyrtarët gjerman.

”Gjermania po përballet me një fluks të madh emigrantësh, që pritet të arrijë deri në 500 000 persona përgjatë vitit 2015”, konfirmoi Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF).

Zyrtarët bashkiakë deklaruan se “300 ardhurit e rinj do të duhet të vendosen në një pavijon të ekspozitës së tregtisë, në zonën e panaireve të qytetit”.

Dhoma të vogla fjetjeje janë vendosur, në mënyrë që të jenë të ndarë nga njëra-tjetra.

“Sigurisht, që ne jemi të shqetësuar për të ruajtur privatësinë e tyre”, tha një zëdhënës i bashkisë.

Vendi i Panaireve në Hanover vlerësohet si më i madhi në botë për nga hapësira e pavijoneve të tij.

Në qytete të tjera, autoritetet kanë përdorur tenda për të strehuar azilkërkuesit, të cilët vijnë nga vendet si Siria, Afganistani, Iraku, Kosova dhe Serbia.

Gjermania po përpiqet të shpërndajë të sapoardhurit në mënyrë të barabartë në të gjithë vendin.

Dhuna ndaj emigrantëve dhe sulmet në vendet ku janë akomoduar janë bërë pothuajse një dukuri javore, me 202 incidente në gjysmën e parë të vitit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme