Obama: Turqia ka të drejtë në vetëmbrojtje

Presidenti amerikan Barack Obama, tha se organizata terroriste PKK po ndërmerr sulme që kanë si objektiv Turqinë, ndërsa është legjitime që Turqia të mbrojë veten.

Obama: Turqia ka të drejtë në vetëmbrojtje

Presidenti amerikan Barack Obama, tha se organizata terroriste PKK po ndërmerr sulme që kanë si objektiv Turqinë, ndërsa është legjitime që Turqia të mbrojë veten.

Obama është takuar me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë për çështjen e politikës së Iranit dhe Lindjes së Mesme.

Në lajmin e gazetës “Huffington Post” Obamës i është drejtuar pyetja "a keni shqetësime se në fushatën e ndërmarrë ndaj DAESH Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan po e përdor si shkak për të patur si objektiv PKK e cila është aleate me ato që luftojnë në Siri? Ndërsa Obama në përgjigjen e tij ka thënë: "Organizata terroriste PKK po ndërmerr sulme që kanë si objektiv Turqinë, kjo është një gjë legjitime që Turqit të mbrojnë veten e tyre".

Krahas kësaj Obama, i cili ka theksuar se DAESH është kërcënimi më i madh në rajon dhe se në lidhje me këtë ata kanë rënë dakord me Turqinë që përqendrimi më i fortë duhet të jetë rreth kësaj çështjeje, u shpreh se “Në marrëveshjen mbi të cilën jemi duke punuar janë punimet se si ti mbyllim ato kufij për luftëtarët e huaj të cilët mundohen të kalojnë në Siri. Çdo gjë që bëjmë është e bazuar në këtë çështje", u shpreh ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme