DAESH kërcënon me ekzekutimin brenda 48 orëve të pengut kroat

Krahu i organizatës terroriste DAESH në Egjipt, ka kërcënuar se qytetari kroat që mbahet peng do të vritet brenda 48 orëve nëse nuk lirohen gratë e burgosura anëtare të kësaj organizate.

DAESH kërcënon me ekzekutimin brenda 48 orëve të pengut kroat

Në një video të publikuar në internet nga krahu i Egjiptit të organizatës terroriste, vihet re se është marrë peng një shtetas kroat.

DAESH kërcënon se qytetari kroat 30-vjeçar Tomislav Salopek do të vritet brenda 48 orëve nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.

Bëhet e ditur se kroati që punonte për një kompani franceze është marrë peng nga DAESH në datën 22 korrik.

Në video, kroati që ishte gjunjëzuar përpara militantit të DAESH-it thotë se është i martuar me dy fëmijë dhe kërkon që të shpëtohet.

Salopek,i bën thirrje qeverisë egjiptiane që të lirojë gratë që mbahen të burgosura.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme