Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

SPD-ja drejt zgjedhjeve për kandidaturën përballë Merkelit

Socialdemokratët gjermanë (SPD) po marrin në konsideratë mbajtjen e një votimi të drejtpërdrejtë të anëtarëve të tyre për të zgjedhur një kandidat, që do të sfidojë Kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e ardhshme kombëtare të 2017-s.

SPD-ja drejt zgjedhjeve për kandidaturën përballë Merkelit

Udhëheqësit kryesorë të SPD-së deklaruan të mërkurën se ata ishin të hapur për kryerjen e një plebishiti me rreth 474.000 anëtarë të partisë për të vendosur për kandidatin e tyre për Kancelar.

Kjo erdhi pas një thirrjeje nga liderja e të rinjve të SPD-së, Johanna Uekermann, e cila u shpreh për të përditshmen “Welt” se çdo anëtari duhet t’i lejohet një rol në zgjedhjet paraprake.

Shefi i SPD-së, Sigmar Gabriel, ka treguar kohët e fundit se anëtarësia e partisë duhet të lejohet të votojë në qoftë se disa kandidatë duan të dalin në krye në fushatën zgjedhore.

Debati në lidhje me zgjedhjen e një kandidati për Kancelar vjen në vazhdën e komenteve të bërë muajin e kaluar nga Torsten Albig, Kryeministër-President i landit Shlesvig-Holshtain në veri të Gjermanisë, nëse partia e tij do të mund të gjejë një kandidat, që do të mposhtë Merkelin, e cila rregullisht kryeson në anketat e opinionit publik si politikania më popullore e vendit.

SPD-ja është aktualisht anëtarja më e re në koalicionin konservator të udhëhequr nga Merkel, në pushtet që prej 22 nëntorit 2005.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme