Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Hiroshimë - Përkujtohet 70-vjetori i sulmit të parë bërthamor

Këmbanat e para u dëgjuan mëngjesin e sotëm rreth orës lokale 08:15 në Hiroshimë, pikërisht 70 vjet pas shpërthmit të bombës atomike amerikane, sulmi i parë bërthamor në histori, që çoi në kapitullimin e Japonisë dhe fundin e Luftës II Botërore.

Hiroshimë - Përkujtohet 70-vjetori i sulmit të parë bërthamor

Më 6 gusht 1945, një B-29 me emrin “Enola Gay”, fluturoi mbi qytetin e Hiroshimës duke lëshuar nga avioni bombën e uraniumit me një forcë shkatërruese ekuivalente me 16 kilotonë të TNT-së. Rreth 140 mijë viktima numëroheshin në momentin e impaktit të parë dhe më pas nga ndikimi i rrezatimit.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe dhe përfaqësues nga 100 vende, një numër shumë i madh i të pranishmëve në ceremoninë e Hiroshimës ishin në mesin e dhjetëra-mijëra personave, që respektuan me mbajtjen e një minute heshtjeje në Parkun Përkujtimor të Paqes në këtë qytet në perëndim të arkipelagut.

“Për të pasur një bashkëjetesë të mirë është e nevojshme të çrrënjosim të keqen dhe kulmin e çnjerëzimit, që përfaqësojnë armët bërthamore. Tashmë është koha për të reaguar”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Kazui Matsui, në fjalim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme