Arrestimi i parë për vrasjen e foshnjës palestineze

Në Izrael është arrestuar një çifut 24 vjeçar i quajtur Meir Ettinger për të cilin bëhet e ditur se kishte lidhje me grupet radikale.

Arrestimi i parë për vrasjen e foshnjës palestineze

Ettinger që prej një viti e kishte të ndaluar të hyjë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, është çifuti i parë që arrestohet për vrasjen e një foshnje 18 muajshe duke djegur ditën e enjte banesën ku jetonte familja palestineze.

Ndërkaq Ettinger është edhe i dyshuari kryesor për djegien e një kishe në muajin qershor në veri të Izraelit.

Sipas një lajmi të publikuar në të përditshmen izraelite Jerusalem Post të bazuar në deklaratën e një autoriteti të rajonit Shin Bet “Ettinger është ndaluar për shkak të lidhjes me aktivitetet e organizatave ekstremiste çifute”.

Në lajm bëhet e ditur gjithashtu se Ettinger është edhe nipi i “militantit ekstremist nacionalist dhe ideolog Meir Kahane”.

Partia Kach e themeluar në Izrael nga Kahane me vendlindje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpall e jashtëligjshme në vitin 1988 me arsyen se nxiste racizëm.

Kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor, natën e të enjtes, i vunë një zjarrin shtëpisë së familjejes palestineze ku si pasojë mbeti i vrarë foshnja Ali Devabishe dhe u plagos nëna dhe babai i foshnjës.

Ky sulm u dënua nga Palestina dhe shoqëria ndërkombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme