Mogherini në Teheran për aplikimin e marrëveshjes për programin

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini mbërriti sot në Teheran për të diskutuar për aplikimin e marrëveshjes për programin bërthamor mes Iranit dhe fuqive të mëdha që shqetëson Arabinë Saudite.

Mogherini në Teheran për aplikimin e marrëveshjes për programin

Në Riad, ajo përshëndeti edhe njëherë marrëveshjen duke e cilësuar si shenjë shprese për mbarë botën duke shtuar se ajo do të merrte parasysh edhe shqetësimet e Arabisë Saudite.

Mogherini do të diskutojë me shefin e diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif, për aplikimin e marrëveshjes historike të nënshkruar më 14 korrik, që kufizon programin bërthamor iranian, me qëllim për të penguar Iranin të pajiset me armë bërthamore.

”Mogherini do të vazhdojë të ketë një rol koordinimi”, sipas zyrës së saj.

Bashkimi Evropian ka pasur një rol të rëndësishëm në negociatat mes Iranit dhe fuqive të grupit 5+1 (Britani e Madhe, Kinë, Francë, Rusi, SHBA dhe Gjermani).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme