Qipro – Liderët bien dakord për çështjen e "pronësisë"

Është arritur konsensusi mbi problemin e pronësisë në negociatat që vazhdojnë me qëllim për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në Qipro.

Qipro – Liderët bien dakord për çështjen e "pronësisë"

Të dy liderët e ishullit mbajtën takimin e fundit të planifikuar për sezonin veror.

Këshilltari Special i OKB-së për Qipron, Espen Bart Ajde (Espen Barth Eide) në deklaratën që bëri pas takimit bëri publik konsensusin e arritur për zgjidhjen e çështjes së pronave në kuadër të këmbimit, rikthimit dhe rikompensimit.

Sipas informacioneve që përcolli Ajde për zgjidhjen e problemit do të krijohet një komitet i posaçëm, ku do të bëjnë pjesë edhe specialistë të huaj.

Kurse Presidenti i Qipros turke, Mustafa Akkënxhë (Mustafa Akıncı) tha se takimi ishte realizuar në një atmosferë pozitive.

-“Vazhdoj të kem besim se zgjidhja do të arrihet brenda disa muajve, jo viteve, në qoftë se vazhdojmë me këtë vendosmëri dhe këtë synim”, nënvizoi Akënxhë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme