Gjermani- Një anëtar i DAESH arrestohet në aeroportin e Bremenit
Hetuesit arrestuan një anëtar të dyshuar të organizatës terroriste DAESH në Bremen të Gjermanisë dhe e akuzuan atë për planifikimin e një sulmi, deklaruan prokurorët.
384284

I dyshuari, 26 vjeç, u ndalua në aeroportin e Bremenit ndërkohë që ai po kthehej nga Lindja e Mesme.
Prokurorët deklaruan se ai kishte udhëtuar për në Siri në prill të këtij viti dhe kishte marrë pjesë në trajnime për të luftuar kundër ushtrisë siriane dhe irakiane në një kamp të DAESH-it.
“Ka shumë arsye për të besuar se ai ka marrë pjesë në luftime në këto vende”, theksuan prokurorët e qytetit në veri të Gjermanisë.
Zyrtarët shtuan se i arrestuari ka qenë i përfshirë në rrethet e grupit salafist dhe ka pasur kontakte të ngushta me një grup të jashtëligjshëm, që mbështet DAESH-in.