Obama kërkon lirimin e të burgosurve amerikanë në Iran

Në një fjalim në Pensilvani gjatë një takimi me ushtarët amerikanë që janë angazhuar jashtë vendit, Presidenti Obama kërkoi që qytetarët amerikanë, të cilët ishin arrestuar në Iran të lirohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Obama kërkon lirimin e të burgosurve amerikanë në Iran

Presidenti amerikan, Barak Obama ka kërkuar që të lirohen qytetarët amerikanë që janë të burgosur në Iran.

Në një fjalim në Pensilvani gjatë takimit me ushtarët amerikanë që janë angazhuar jashtë vendit, Obama tha: "pavarësisht marrëveshjes me Iranin, ka ende mosmarrëveshje të rëndësishme mbi çështje të caktuara mes të dy vendeve".

Ai vuri në dukje se ka pikëpamje të ndryshme të Teheranit zyrtar dhe Uashingtonit, kryesisht për shkak të mbështetjes që Irani bën ndaj terrorizmit.

"Irani do të vazhdojë të ketë sanksione për shkak të mbështetjes së Teheranit ndaj terrorizmit, por edhe të shkeljes së të drejtave të njeriut në atë vend.

Për shkak të qëndrimit të rrezikshëm të Iranit, ne ende do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aleatët tanë në rajon, veçanërisht me Izraelin," tha presidenti amerikan.

Ai kërkoi që qytetarët amerikanë, të cilët ishin arrestuar në Iran të lirohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Nuk do të ketë zbutje të sanksioneve ndaj Iranit nga ana jonë derisa të jenë liruar qytetarët tanë, të cilët janë të burgosur në atë vend", -tha Obama.

Ndërkohë, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për programin bërthamor me Teheranin, gazetarët e pyetën Obamën pse Irani nuk ka liruar katër qytetarët amerikanë që mbahen në paraburgim në Iran.

Obama u përgjigj se Shtetet e Bashkuara po diskutojnë në mënyrë të pavarur nga marrëveshja për programin bërthamor këto çështje me Iranin.

Marrëveshje lidhur me programin bërthamor të Iranit është nënshkruar javën e kaluar mes Iranit dhe grupit P5 + 1.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme