Marrëveshja bërthamore humbje e madhe për Izraelin

Marrëveshja bërthamore e arritur me komunitetin ndërkombëtar është një humbje e madhe për Izraelin, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif.

383368
Marrëveshja bërthamore humbje e madhe për Izraelin

Marrëveshja bërthamore e arritur me komunitetin ndërkombëtar është një humbje e madhe për rivalin e Iranit, Izraelin, deklaroi Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif sot në një fjalim në parlament.

“Kurrë më parë regjimi sionist s’ka qenë kaq i izoluar, madje as përkrah aleatëve të tij”, u shpreh ai.

”Kjo është arsyeja përse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ishte kaq i zemëruar dhe po shpreh pakënaqësine e tij në mbarë vendin dhe po përpiqet të bllokojë marrëveshjen me çdo kusht”, shtoi ai.

“Me këtë marrëveshje, propaganda e gjatë e regjimit sionist kundër Iranit më në fund është neutralizuar”, shtoi për më tepër Zarif, i cili ishte kryenegociatori për Iranin në marrëveshjen e arritur me grupin 5+1.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme