Marina kineze fillon manovra ushtarake në Detin e Kinës Lindore

Forcat Detare kineze filluan sot manovrat usharake në Detin e Kinës Lindore. Stërvitja 10-ditore vazhdon në një kohë kur tensionet mbi sovranitetin e Detit të Kinës Lindore janë rritur së tepërmi.

Marina kineze fillon manovra ushtarake në Detin e Kinës Lindore

Shumë vende aziatike, ku përfshihen Filipinet, Vietnami dhe të tjera, pretendojnë juridiksionin mbi ujërat dhe të ishujt në zonën detare, ku zhvillohet stërvitja e marinës kineze.

"Gjatë manovrave ushtarake, Kina nuk do lejojë asnjë anije të hyjë në zonën e saj bregdetare", njoftoi Administrata për Sigurinë Bregdetare të Kinës, sipas agjencisë kineze të lajmeve, "Hsinhua".

Fundjavën e kaluar, admirali Skot Suift, komandanti i Flotës amerikane të Paqësorit, mori pjesë në një udhëtim vëzhgimi prej shtatë orësh mbi Detin e Kinës Lindore, një shenjë kjo e rritjes së shqetësimit të SHBA-ve rreth ujërave në konflikt, raportojnë mediat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme