Regjimi i Esadit vret 89 civilë

Regjimi i Esadit në sulmet e fundit ka vrarë 89 civilë në të gjithë vendin.

Regjimi i Esadit vret 89 civilë

Regjimi i Esadit në sulmet e fundit ka vrarë 89 civilë në të gjithë vendin, në sulme të ndryshme të organizuara nga ajri dhe toka.

Në një deklaratë nga Organizata për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) thuhet se nga sulmet ajrore dhe tokësorë të organizuara nga regjimi i Esadit në Halep janë vrarë 42 persona, në Damask 13, në Dera 5, në Hama, Lazkije dhe Deyru Zor nga një person, gjithsej janë vrarë 63 civilë.

Ndërkohë theksohet se mes të vrarëve janë 5 fëmijë dhe 4 gra. Ndërkohë theksohet se një nga personat ka humbur jetën si pasojë e dhunës në burgjet e regjimit.

Nga ana tjetër sipas informacioneve të dhëna nga Komiteti i Sirisë së Koordinimit (LCC) thuhet se koalicioni ndërkombëtarë i kryesuar nga SHBA-të kanë kryer sulme kundër DAESH-it në zonën Nishva të Haseke-s.

Avionët ushtarakë të regjimit sirian kanë sulmuar gjithashtu veriun e Halepit i cili kontrollohet nga DAESH. Sipas burimeve të opozitës sirian ushtria e regjimit në këto sulme ka vrarë 26 civilë. Bëhet e ditur se në këto sulme janë plagosur dhjetëra civilë, ndërsa shumë shtëpi banimi kanë dalë jashtë përdorimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme