Siri – Regjimi i Esadit sulmon me bomba vakumi, 14 të vdekur

Një avion ushtarak i regjimit sirian ka ndërmarrë një sulm ajror me bomba vakumi në qytezën Arbin, në afërsi të Damaskut, duke shkaktuar të paktën 14 të vdekur dhe 30 të plagosur.

Siri – Regjimi i Esadit sulmon me bomba vakumi, 14 të vdekur

"Një avion i regjimit të Esadit ka ndërmarrë një sulm me bomba vakumi në qytezën Arbin, ku kanë humbur jetën të paktën 14 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë, përfshirë fëmijë", thanë burime, që përputhen.

Ammar Bushi, një nga aktivistët për të drejtat e njeriut në këtë rajon, deklaroi se "regjimi i Esadit ka organizuar gjashtë sulme ajore në këtë rajon dhe si pasojë e këtyre sulmeve shumë shtëpi janë shembur, ndërsa shumë të tjera janë djegur".

Ushtria besnike e Esadit ka organizuar gjatë Fitër Bajramit një sërë sulmesh ajrore në rajone të ndryshme të Sirisë, ku shumë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme