Lajm i mirë nga Gjermania për refugjaten libaneze Rim Sahvil

Ministrja e Integrimit me origjinë turke, Aydan Ozoguz njoftoi se vajza e vogël do të mund të vazhdoj të jetoj në Gjermani.

Lajm i mirë nga Gjermania për refugjaten libaneze Rim Sahvil

Refugjates libaneze, Rim Sahvil, të cilën Kancelarja Angela Merkel e bëri të qaj, i erdhi një lajm i mirë.

Ministrja e Integrimit me origjinë turke, Aydan Ozoguz njoftoi se vajza e vogël do të mund të vazhdoj të jetoj në Gjermani.

Gjatë vizitës së Kancelares Merkel në një shkollë në Rostock, vajza e quajtur Rim Sahvil mori fjalën dhe kancelares i tha se ajo së bashku me familjen e saj të ardhur nga Libani do të mund të riatdhesohen nga Gjermania.

Ajo kancelares Merkel i tha se dëshiron që shkollimin e saj ta vazhdoj në Gjermani.

Ndërkaq Merkel u përgjigj duke thënë se të gjithë refugjatët e ardhur në Gjermani nuk do të mund të qëndrojnë dhe se disa prej tyre duhen të kthehen, ndërsa Rim pas këtyre fjalëve filloi të qaj.

Kjo ngjarje shkaktoi jehonë të madhe në media dhe rrjete sociale.

Ministrja e Integrimit, Aydan Ozoguz në deklaratën e saj të bërë për revistën gjermane “Der Spiegel” ka thënë se së shpejti do të hyjë në fuqi ligji i cili do të mundësoj qëndrimin në Gjermani të të rinjve si Rim Sahvil.

“Unë nuk e di gjendjen personale të kësaj vajze, por nga gjermanishtja e saj e rrjedhshme është e qartë se ajo jeton për një kohë të gjatë këtu. Mu për këtë jemi duke bërë ndryshime ligjore që do të mundësojnë integrimin e të rinjve”, u shpreh Ministrja Ozoguz.

Parashikohet që me anë të ligjit të ri të rinjve dhe fëmijëve, të cilët jetojnë për 4 vite në Gjermani, do t’ju njihet e drejta e qëndrimit të përhershëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme