Nëna e kryeministrit grek e shqetësuar për të birin

Aristi’ Cipras thotë se i biri i saj është shumë i lodhur as ha as fle më.

Nëna e kryeministrit grek e shqetësuar për të birin

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, që përpiqet të shpëtojë vendin nga një dalje nga eurozona, nuk ha dhe nuk fle më, thotë e shqetësuar nëna e tij, Aristija në një intervistë të publikuar.

“Kohët e fundit Aleksis nuk ha më dhe nuk fle më, por nuk ka zgjidhje. Ai ka një borxh kundrejt popullit që i besoi”, tregon Aristi’ Cipras, 73 vjeçe, për të përjavshmen “Parapolitika”.

“E shikoj shumë rrallë. Ai lëviz nga aeroporti në parlament. Ai nuk ka më kohë as që të shohë fëmijët e tij, si mund të vijë të më shohë mua?”, thotë zonja Cipras.

“Tani që ne po flasim, i them që të bëjë maksimumin për vendin dhe të kujdeset për veten. Ai më thotë që të mos shqetësohem, se gjithçka do të kalojë”, thotë ajo.

Kryeministri i ri, 40 vjeç, po kalon disa javë shumë lodhëse, ku është përballur me mosbesimin ndaj Greqisë të disa partnerëve evropianë nga njëra anë dhe me një përçarje brenda partisë së tij, SYRIZA.

Disa foto e tregojnë të lodhur, duke mbajtur ballin me dorë, në tavolinën e parlamentit ku u miratuan të enjten një seri reformash të rënda, të kritikuara nga një pjesë e SYRIZA-s, por të kërkuara nga kreditorët para se të japin një ndihmë të re financiare për Greqinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme