Egjipt-5 të vrarë dhe 7 të plagosur gjatë protestave në Giza

Dëshmitarët okular njoftuan për përdorimin e plumbave luftarak nga ana e forcave të sigurisë kundër demonstruesve.

Egjipt-5 të vrarë dhe 7 të plagosur gjatë protestave në Giza

Në përplasjen mes policisë dhe demonstruesve, të cilët kishin ardhur në qytetin Giza në veri të Egjiptit për të protestuar pas namazit të Filtër Bajramit kundër regjimit, u vranë pesë persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Dëshmitarët okular njoftuan për përdorimin e plumbave luftarak nga ana e forcave të sigurisë kundër demonstruesve në vendet Nahiye, El-Heram dhe El-Umraniyye, në veri të Gizës. Në mesin e të vrarëve ndodhet dhe një grua.

"Gjatë përleshjeve ndodhi një shkëmbim i zjarrit nga të dyja palët në veri të Gizës, gjatë së cilës u vranë pesë persona. Me këtë rast janë arrestuar 12 demonstrues," tha një nga oficerët e policisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme