Gjermani – Sulmohen sërish banesat e emigrantëve

Zëdhënësi i policisë në Ingolstadt, Hans-Peter Kammerer, tha se janë sulmuar dy hyrjet e ndërtesës dhe se dyshohet që kjo të jetë vepër e radikalëve të djathtë.

381354
Gjermani – Sulmohen sërish banesat e emigrantëve

Njoftohet se mbrëmë është sulmuar ndërtesa, ku banonin emigrantë të huaj në Reichersthofen, në landin e Bavarisë.

Zëdhënësi i policisë në Ingolstadt, Hans-Peter Kammerer, tha se janë sulmuar dy hyrjet e ndërtesës dhe se dyshohet që kjo të jetë vepër e radikalëve të djathtë.

Ai ritheksoi se edhe më parë ishin organizuar protesta kundër vendosjes së emigrantëve në këtë lagje, por shtoi se do të bashkëpunojnë me Departamentin e Policisë Kriminale të Bavarisë. Kammerer tha se dëmet e shkaktuara në ndërtesë llogaritet të jenë 150 mijë euro.

Në vitin 2014 ka pasur një rritje të sulmeve ndaj shtëpive të emigrantëve në Gjermani. Policia tha se vitin e kaluar në kampet e refugjatëve janë kryer 162 sulme, nga të cilat 70 ishin në perëndim të Gjermanisë, të mbështetura nga të djathtët radikale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme