Italia kërkon të bëhet sërish partneri tregtar kryesor i Iranit

Italia është e gatshme të shfrytëzojë heqjen e planifikuar të sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, duke rimarrë statusin e saj si partneri tregtar evropian më i madh i këtij vendi, njoftoi të martën qeveria italiane, pas marrëveshjes bërthamore.

Italia kërkon të bëhet sërish partneri tregtar kryesor i Iranit

Vitin e kaluar, Agjencia e Kredive të Eksportit (SACE) vlerësoi se Italia kishte vendosur për të eksportuar vetëm 3 miliardë euro mallra në Iran gjatë periudhës 2014–2016, duke humbur mundësinë e eksporteve me vlerë prej 16 miliardë euro për shkak të sanksioneve.

“Italia ishte partneri tregtar dhe ekonomik kryesor i Iranit në periudhën para sanksioneve”, deklaroi ministrja italiane e Zhvillimit Ekonomik, Federica Guidi.

“Shpresojmë të jemi në gjendje të rihapim një rrugë bashkëpunimi dypalësh, që do të na rikthejë në nivelet e mëparshme me Iranin”, shtoi ajo.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme