Britania e vendosur të luftojë DAESH-in

Qeveria Britanike planifikon që buxhetin e saj të mbrojtjes tashmë të rritur, ta përdorë në kuadër të luftës DAESH në Irak dhe Siri.

Britania e vendosur të luftojë DAESH-in

Kryeministri britanik David Cameron, i cili mëngjesin e të hënës ka pasur një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtarakë të lartë, tha se Siguria Kombëtare ka qenë gjithnjë prioritet i tij. "Ndarja e 2 për qind e prodhimit tonë të brendshëm bruto është e rëndësishme për sigurinë e vendit tonë" shton Cameron. Ai gjithashtu u shpreh se buxheti i rritur do të përdoret për luftën kundër DAESH.zhvillimet ne siri

Pritet që Britania të rrisë numrin e forcave speciale dhe të blejë më shumë avionë spiunë dhe avionë pa pilot.

Qeveria britanike deri në vitin 2020 do të rrisë me 1 miliardë sterlina buxhetin e mbrojtjes, gjithashtu edhe 1.5 miliardë sterlina, të cilat do të sigurohen ekstra pritet të ndahen për shpenzimet mes forcave të armatosura dhe shërbimeve inteligjente.

Pritet që qeveria britanike të mbajë të martën një takim të nivelit të lartë në lidhje me DAESH. Parashikohet që në takim krahas zyrtarëve të qeverisë dhe të inteligjencës të marrë pjesë edhe Harriet Harman, e cila drejton partinë kryesore opozitare në vend.

Britania pas sulmit terrorist në fund të muajit të kaluar në Tunizi, ku humbën jetën 30 qytetarë të saj, pati njoftuar se brenda një kohe të shkurtër kishte planifikuar të ndërmarrë sulme ndaj objektivave të DAESH në Siri. Por rezoluta në lidhje me këtë temë nuk pritet që të miratohet para vjeshtës në Parlamentin Britanik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme