Rusi – Të paktën 23 viktima pas shembjes së një kazerme në Omsk

Së paku 23 persona humbën jetën pas shembjes së një kazerme në Omsk, Siberi, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve, "Interfax".

Rusi – Të paktën 23 viktima pas shembjes së një kazerme në Omsk

“Deri tani janë gjetur nën rrënoja pesë ushtarë”, raportoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë të parë menjeherë pas shembjes së tavanit të kazermës.

“Menjëherë pas ngjarjes, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes të garantojë ndihmat e nevojshme mjekësore për të prekurit”, u shpreh zëdhënësi i Presidencës, Dmitri Peskov.

Godina e shembur ishte një ndërtesë katërkatëshe, që strehonte gjithsej 337 ushtarë, ku rreth 20 të tjerë rezultojnë të plagosur.

Nuk janë dhënë detaje specifike mbi kushtet e të plagosurve, një duzinë e të cilëve po transportohen në Moskë.

Objekti ushtarak në Omsk ishte rindërtuar rreth një viti më parë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme