Eurogrupi i pavendosur, zmadhohet spektri i "jo"-së për Greqinë

Takimi i jashtëzakonshëm i Eurogrupit mbi Greqinë nuk është vendosur ende dhe do të mblidhet sërish përpara samitit të BE-së

Eurogrupi i pavendosur, zmadhohet spektri i "jo"-së për Greqinë

Takimi i jashtëzakonshëm i Eurogrupit mbi Greqinë nuk është vendosur ende dhe do të mblidhet sërish përpara samitit të BE-së.

Fronti i vendeve që nuk përkrahin një ndihmë të re ndaj Greqisë po zgjerohet, në ndërkohë që shpërtheu edhe rasti i Finlandës, pasi parlamenti refuzoi autorizimin e një shpëtimi tjetër të Greqisë dhe qeveria e vendit skandinav mund të bjerë nëse nuk respekton vendimin e parlamentit.

“Diskutimet janë ende shumë të vështira, por puna vazhdon”, deklaroi presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem pas takimi prej 10 orësh.

Fundjava e së vërtetës për Greqinë fillon keq.

Kryesuesi i kundërshtarëve të një ndihme të re ndaj Greqisë, Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble nuk beson se kryeministri grek, Cipras, e pranon planin e tij dhe propozon një përjashtim të Athinës nga eurozona për pesë vjet.

Kancelarja Merkel duket më e disponueshme dhe kjo është arsyeja që ministrat e Eurogrupit do ta kalojnë topin në fushën e samitit që do të zhvillohet sot pasdite.

Pasi teknicienët e Trojkës pranuan një tjetër ndihmë prej 70 miliardë eurosh, zgjidhja tani mbetet vetëm politike dhe vetëm liderët mund të vendosin për ta mbajtur Greqinë në eurozonë apo ta përcjellin jashtë saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme