WikiLeaks: NSA ka spiunuar politikanët gjermanë për dekada

NSA ka spiunuar sistematikisht kancelarët gjermanë për dekada të tëra, njoftoi media gjermane, që ka akses në dokumentat e postuar nga WikiLeaks.

WikiLeaks: NSA ka spiunuar politikanët gjermanë për dekada

“Përveç qeverisë aktuale të Kancelares Angela Merkel, Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA (NSA) gjithashtu ka përgjuar qeveritë e paraardhësve Gerhard Schroder dhe Helmut Kohl”, shkruan e përditshmja “Sueddeutsche Zeitung” dhe televizionet “NDR” dhe “WDR”.

WikiLeaks ka publikuar një total prej 56 numrash telefoni të shënjestruara nga NSA dhe rreth 20 prej tyre janë aktualisht në përdorim nga rrethi i brendshëm i Merkelit.

“Nuk dihet saktësisht se kur është përpiluar lista”, thotë media gjermane.

WikiLeaks publikoi dokumentet një javë më parë, duke pretenduar se NSA ka spiunuar qeveritë gjermane të paktën qysh prej vitit 1990, duke përfshirë zyrtarët kryesorë dhe ministrat e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë.

Qeveria aktuale e Gjermanisë ka deklaruar se janë duke kërkuar në dokumentet e WikiLeaks dhe shtojnë se një vlerësim përfundimtar nuk është i mundur, duke qenë se mungon prova e vërtetësisë së informacionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme