SHBA e pakënaqur nga programi trajno-pajis

Administrata e Uashingtonit mendon se nuk është marrë rendimenti i mjaftueshëm nga programi trajno-pajis, një program i filluar me shpresa të mëdha, pasi deri tani në program janë përfshirë vetëm 60 vetë.

SHBA e pakënaqur nga programi trajno-pajis

Programi trajno-pajis synon stërvitjen çdo vit të rreth 5 mijë opozitarëve sirianë në Turqi, Jordani, Katar dhe Arabinë Saudite. Por pavarësisht premtimeve për t’u paguar kursantëve një shpërblim mujor prej 400 dollarësh, programi trajnues nuk ka dhënë ende përfundimet e pritura.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, në mbledhjen me temë “Strategjia e Luftës Kundër DAESH”-it mbajtur në Komitetin e Shërbimeve të Forcave të Armatosura të Senatit, tha se deri tani vetëm 60 vetë janë pranuar në programin trajno-pajis që zbatohet për opozitarët sirianë.

-“Numri i opozitarëve që i janë nënshtruar trajnimit ushtarak është shumë herë më i ulët se sa ai që pritej”, u shpreh Carter, duke shtuar se janë në kërkim të rrugëve për lehtësimin e procesit të monitorimit me synimin për të përfshirë më shumë persona në programet trajnuese.

Një nga arsyet pse ky numër është kaq i pamjaftueshëm, është qëndrimi rigoroz që mbajnë forcat e koalicionit ndërkombëtar të krijuara nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë përzgjedhjes së opozitarëve që do të jenë pjesë e trajnimeve ushtarake.

Kandidatët pranohen në programin trajnues pasi është verifikuar që ata nuk kanë pasur më herët lidhje me ndonjë organizatë. Vetëm se një proces i tillë e ngadalëson shumë procesin.

Një nga kritikat që i bëhet programit (trajno-pajis) është edhe mospërparimi i tij drejt objektivave të vendosur.

Senatori republikan John McCain mbron mendimin se programi për trajnimin e opozitarëve sirianë nuk do të japë përfundimin e kërkuar.

McCain shprehu bindjen se numri i synuar nuk do të arrihet, ndërsa theksoi se duhet krijuar një presion më i madh ndaj regjimit të Esadit.

“Programi është i vakët dhe po përpëlitet” bëri komentin McCain për programin e stërvitjes së opozitarëve sirianë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme