Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Qipro – Vazhdojnë negociatat për ribashkimin e ishullit

Deri të premten, kur do të mbahet takimi i 5-të i liderëve të ishullit, grupet teknike kanë marrë vendim për t’u takuar çdo ditë.

Qipro – Vazhdojnë negociatat për ribashkimin e ishullit

Vazhdojnë negociatat edhe për një zgjidhje të qëndrueshme në Qipro.

Deri sa të mbahet samiti i liderëve të ishullit delegacionet që marrin pjesë në negociatat kanë marrë vendim për t’u takuar çdo ditë.

Në këto takime, që herë pas here zhvillohen sipas parimit për të punuar me kohë të plotë, parashikohet plotësimi i përgatitjeve teknike në lidhje me temat që do të trajtohen në samitin e liderëve të ishullit.

Herë pas herë në këto takime merr pjesë edhe Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide.

Përveç trafikut intensiv që ka me grupet negociuese realizon edhe kontakte të ndryshme në të dyja pjesët e ishullit.

Në kuadër të kësaj Eide do të takohet me Serdar Denktash-in, Kryetarin e Partisë Demokrate-Forcat Kombëtare, partnerja e vogël e koalicionit të fundit.

Ndër të premten, më 10 korrik, liderët do të takohet për të 5-ën herë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme