OKB e shqetësuar për shkeljet në Kinë

Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad el-Huseyin tha se janë të shqetësuar se rregullimet e reja ligjore po i kufizojnë akoma edhe më shumë të drejtat dhe liritë individuale në Kinë.

OKB e shqetësuar për shkeljet në Kinë

Shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë janë bërë pjesë e agjendës së OKB-së.
Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad el-Huseyin tha se janë të shqetësuar se rregullimet e reja ligjore po i kufizojnë akoma edhe më shumë të drejtat dhe liritë individuale në Kinë.

Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid ka reaguar ndaj ligjit të ri që ka nxjerrë Pekini zyrtar për sigurinë kombëtare duke thënë se ky ligj do ti kufizojë edhe më shumë të drejtat dhe liritë themelore.

Ligji përmban klauzola të paqarta shprehimisht dhe masa të ashpra, nënvizoi Zeid, ndërsa tërhoqi vëmendjen se ligji ka shtuar kompetencat e autoriteteve zyrtare.

Me formën që ka sot ligji i ka hapur deri në fund dyert një periudhe, e cila do të sillte me vete kufizime serioze në të drejtat dhe liritë themelore për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kinë.

Ligji për sigurinë kombëtar i miratuar javën e kaluar në Kinë sjell kontrolle të rrepta në shumë kapituj si punimet hapësinore, siguria dhe integriteti territorial, mjedisi, teknologji dhe sigurinë ushqimore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme