Ceremoni përkujtimore për Srebrenicën në Angli dhe PE

Ndërkohë që po afron përvjetori i këtij barbarizmi që ka ndodhur në mes të Evropës, në Parlamentin Britanik dhe atë Evropian janë organizuar ceremoni përkujtimore.

Ceremoni përkujtimore për Srebrenicën në Angli dhe PE

Kanë kaluar 20 vjet nga Masakra e Sbrebrenicës.

Në vitin 1995 u masakruan më shumë se 8 mijë myslimanë.

Ndërkohë që po afron përvjetori i këtij barbarizmi që ka ndodhur në mes të Evropës, në Parlamentin Britanik dhe atë Evropian janë organizuar ceremoni përkujtimore.

Viktimat e Srebrenicës u evokuan në katedralen e famshme Westminster Abbey, ku zhvillohen ceremonitë e hipjes së mbretërve në fron në Angli.

Në aktivitetin e organizuar nga një shoqatë me emrin “Kujtoje Srebrenicën”, morën pjesë 2 mijë vetë, në mesin e të cilëve edhe anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç the ministra britanikë.

Ceremonia përkujtimore zgjati dy orë dhe në kuadër të aktivitetit u bënë lutje, u ndezën qirinj si dhe u mallkua masakra.

Edhe Kryeministri i Anglisë, David Cameron, i cili me Izetbegoviçin u takua në banesën Nr.10 të Downing Street, për ato që kanë ndodhur në të kaluarën në Srebrenicë përdori shprehjen “gjenocid”.

“Ato që ndodhën në Srebrenicë nuk kanë për t’u harruar kurrën e kurrës”, tha Cameron.

Ndërkaq sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të votohet projektrezoluta e Srebrenicës, teksti i të cilës është hartuar nga Anglia.

Në këtë dokument thuhet se “Dënohet në formën më të ashpër gjenocidi i kryer në Srebrenicë dhe të gjitha krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit që janë kryer në këtë luftë dhe që janë vërtetuar”.

Viktimat e Srebrenicës u evokuan edhe në Parlamentin Evropian.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz tha se 20 vite më parë në Srebrenicë 8 mijë vetë u masakruan para syve të Evropës.

Srebrenicën, Schulz e vlerësoi si masakrën më të madhe që ka ndodhur në Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas fjalimeve për këtë mizori në respekt të viktimave të masakrës u mbajt një minutë heshtje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme