Putin diskuton bashkëpunimin Rusi-FMN për çështjen greke

Presidenti rus, Vladimir Putin, diskutoi dje në mbrëmje për bashkëpunimin e Rusisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, François Hollande, pas refuzimit të planit të kreditorëve nga Greqia.

Putin diskuton bashkëpunimin Rusi-FMN për çështjen greke

Gjatë një bisede telefonike me drejtoreshën e përgjithshme të FMN-së, Christine Lagarde, Putin diskutoi për bashkëpunimin e Rusisë me FMN-në në kuadër të rezultateve të referendumit të 5 korrikut në Greqi”, njoftoi Kremlini në një komunikatë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, theksoi më pas se kjo bisedë nuk kishte lidhje me një ndihmë ruse për Greqinë, duke shtuar se ajo kishte të bënte me një iniciativë të Presidentit rus, Putin, sipas propozimeve të raportuara nga agjencia ruse e lajmeve "Interfax".

Lideri rus zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike me Presidentin francez, François Hollande, me të cilin ai diskutoi për situatën në eurozonë pas referendumit grek.

Putin i shprehu dje Kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, mbështetjen e tij për popullin grek përballë vështirësive, që duhet të kapërcejë, duke shpresuar që Greqia të gjejë një kompromis me kreditorët evropianë pas referendumit, që shënoi fitoren e "jo"-së përballë kërkesave të FMN-së, BE-së dhe BQE-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme