Irani dhe IAEA, progres në bisedimet për programin bërthamor

Irani dhe IAEA kanë bërë një hap të madh në hetimin për një dimension të mundshëm ushtarak të programit bërthamor të Teheranit, konfirmoi sot një zyrtar iranian pas vizitës në Teheran të një delagacioni të agjencisë së OKB-së.

Irani dhe IAEA, progres në bisedimet për programin bërthamor

Kjo vizitë prej 24 orësh u zhvillua disa orë pas asaj të kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Yukiya Amano, në përpjekje për të avancuar për një marrëveshje bashkëpunimi të arritur në nëntor 2013 për verifikimin e aktiviteteve bërthamore të dyshuara të Iranit në të shkuarën.

“Irani dhe IAEA kanë bërë një hap të madh për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull me qëllim për të arritur në një marrëveshje themelore mbi këto çështje dhe kalendarin për një bashkëpunim”, konfirmoi zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi, cituar nga agjencia zyrtare "Irna".

“Ministrat e vendeve të grupit P5+1 dhe Iranit, mbedhur dje në Vjenë, duhet të zgjidhin çështjet e fundit të vështira për të mundësuar një marrëveshje për programin bërthamor iranian këtë javë”, deklaroi një zyrtar iranian.

“Rreth 3 muaj më parë kishte ende shumë çështje të pazgjidhura lidhur me programin bërthamor (…) apo heqjen e sanksioneve, por sot mbetet vetëm një numër shumë i vogël çështjesh, që duhen zgjidhur nga ministrat”, deklaroi zyrtari nën kushtet e anonimatit, duke i cilësuar çështje të vështira.


 

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme