DAESH rajonet e marra i dorëzon nën kontroll forcave tjera

Kryetari i Frontit Turkmen në Irak, Ershad Salihi, ka pohuar se rajoni Telafer i Turkmenëve i cili ndodhet nën kontrollin e DAESH është i rrezikuar

DAESH rajonet e marra i dorëzon nën kontroll forcave tjera

Kryetari i Frontit Turkmen në Irak, Ershad Salihi, ka pohuar se rajoni Telafer i Turkmenëve i cili ndodhet nën kontrollin e DAESH është i rrezikuar.

Salihi në një deklaratë ka pohuar se: "DAESH rajonet e marra nën kontroll ia dorëzon forcave të tjera. Edhe rripi i cili lidh Tel Abjad me Telafer-in, i cili është i populluar nga turkmenët po jep shenja të rrezikshme. Pjesëmarrja e forcave të tjera në vend të qytetarëve të Telafer-it për shpëtimin e këtij rajoni vjen në kuptimin se ky rajon ashtu si Tel Abjad do të përfshihet në projektin e kantonit kurd".

Ai ka vënë në dukje se situata në rajonin Telafer të Mosulit është e dhimbshme dhe ka theksuar se mundësia e fillimit të operacionit në një kohë të afërt kundër DAESH i cili ka nën kontroll këtë rajon është e "ulët". Gjithashtu ka theksuar më tej se ushtria irakiane nuk ka mundur të përfundojë përgatitjet e nevojshme për operacionin në fjalë.

Salihi gjithashtu duke theksuar se edhe siguria e Kirkukut është e rrezikuar, u shpreh se "shkaktari i kësaj është dobësia e sigurisë nga forcat e paketa të sigurisë të qeverisë qendrore dhe ruajtja e disa rajoneve të kufizuara të Peshmergëve".

Salihi i cili ka rikujtuar se DAESH herë- herë ndërmerr sulme në rajonet jugore të Kerkuut, ka mbrojtur idenë se sulmet ajrore të forcave të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së kundër organizatës në këtë rajon janë të pamjaftueshme.

- "Peshmergët kanë tanke"-

Ershad Salihi duke vënë në dukje se ushtarët vullnetarë turkmenë në luftën kundër DAESH kanë nevojë për armë dhe municione ka theksuar: "Ndryshimi ynë me Peshmergët është tanku dhe se ata janë të pajisur me armë të tjera të rënda dhe mbështetje ajrore. Ndërsa turkmenët luftojnë vetëm me armët që sigurojnë me mundësitë e tyre të kufizuara. Armatosja e turkmenëve në njërën anë pengohet nga kurdët e Qeverisë rajonale kurde të Irakut (IKBY), ndërsa në anën tjetër qeveria qendrore sillet jo serioze".

Salihi i cili shprehet se kryeministri Hajdar el-İbadi që në ditën e parë që ka ardhur në detyre ai i shmanget takimit me turkmenët, ka shtuar më tej duke u shprehur se: "Pavarësisht mosmarrëveshjeve në periudhat e mëparshme disa nga kërkesat tona u zbatonin".

Salihi, gjithashtu për mbështetjen e dhënë ndaj azilantëve turkmenë ka falënderuar Agjencinë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), Gjysmëhënën e Kuqe Turke, Drejtorinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) dhe institucionet e tjerë humanitarë turke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme