Tunizi – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Presidenti tunizian, El-Baxhi Kaid el-Sibsi dekretoi të shtunën gjendjen e jashtëzakonshme, bëri të ditur presidenca, tetë ditë pas atentatit të përgjakshëm që shkaktoi vdekjen e 38 turistëve në një hotel buzë detit.

Tunizi – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Në fjalimin drejtuar kombit përmes televizionit Presidenti tunizian tha se vendi është përballur me sulme serioze terroriste dhe se vazhdon të jetë ende i hapur ndaj sulmeve të grupeve ekstremiste.

Në kushtet e sotme Tunizia është një vend shumë i sigurt, u shpreh Sibsi, ndërsa nënvizoi se një vendim i tillë është marrë për të evituar një shkatërrim të madh.

Në sulmin e kryer më 26 qershor në qytetin turistik Susa të Tunizë kishin gjetur vdekjen 38 vetë dhe ishin plagosur 39 të tjerë.

Përgjegjësinë e sulmit që kishte ngjallur një indinjatë të madhe në opinionin publik ndërkombëtar e kishte marrë përsipër organizata terroriste e DAESH-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme