Putin: Dialogu SHBA-Rusi, çelësi i stabilitetit në botë

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi të shtunën se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë ishin çelësi i stabilitetit në botë dhe bëri thirrje për një dialog të bazuar në barazi dhe respekt.

Putin: Dialogu SHBA-Rusi, çelësi i stabilitetit në botë

”Marrëdhëniet mes dy vendeve janë një faktor kyç për të garantuar stabilitet dhe siguri në botë, pavarësisht mosmarrëveshjeve aktuale”, deklaroi presidenti rus në një mesazh drejtuar homologut amerikan, Barack Obama me rastin e festës së pavarësisë amerikane.putin-obama

“Rusia dhe SHBA-ja janë të afta të gjejnë zgjidhje për problemet ndërkombëtare më të vështira dhe të përballojnë në mënyrë efikase kërcënimet dhe sfidat në botë”, shkruan Putin në këtë telegram të publikuar nga Kremlini.

”Kjo duhet bërë nëpërmjet dialogut mbi parimet e barazisë dhe respektimit të përbashkët për interesat e secilit”, shtoi ai.

Rusia është në konflikt me SHBA-në kryesisht për çështjen e Ukrainës, ku Moska ka akuzuar SHBA-në se po ushtron presion mbi Evropën për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme