Lufta civile në Siri dhe bilanci i saj

Në 6 muajt e parë të 2015 në Siri kanë humbur jetën 11 mijë e 189 persona, ku 1 mijë e 547 prej tyre janë fëmijë

Lufta civile në Siri dhe bilanci i saj

Në 6 muajt e parë të 2015 në Siri kanë humbur jetën 11 mijë e 189 persona, ku 1 mijë e 547 prej tyre janë fëmijë.

Organizata e të Drejtave të Njeriut për Sirianë (SNHR) me qendër në Londër në një raport të përgatitur në lidhje me bilancin për gjashtë muajt e fundit të luftës civile e cila vazhdon për më shumë se katër vjet duke vënë në dukje se 11 mijë e 189 persona kanë humbur jetën, theksohet se 1 mijë e 547 janë fëmijë, 1 mijë e 14 gra, ndërsa 529 kanë humbur jetën gjatë torturave si dhe 77 përqind e sulmeve me pasojë vdekjen janë kryer nga forcat e Asadit.

Në raportin ku vihet në dukje se në konfliktet e gjashtëmujorit të fundit në të gjithë vendin organizata terroriste ka vrarë 1 mijë e 358 persona, ku 413 prej tyre kanë qenë të armatosur, theksohet se "në sulmet e ndërmarra nga forcat e koalicionit kanë humbur jetën 102 civilë ku 45 prej tyre janë fëmijë, ndërsa në sulmet e YPG (Trupat e Mbrojtjes Popullore) kanë humbur jetën 67 civilë ku 10 prej tyre fëmijë dhe 2 si pasojë e torturave".

Ndërsa në anën tjetër në raport theksohet se nga grupet opozitare janë vrarë 612 persona, ku 25 prej tyre kanë qenë të armatosur.

Theksohet gjithashtu se që nga fillimi i ngjarjeve e deri tani numri i të vrarëve ka kaluar 350 mijë.

- Nga protestat paqësore në luftën civile shumëpalëshe-

Protestat paqësore të cilat nisën më 15 mars 2011 kundër politikave represive të familjes së Asadit i cili drejton Sirinë që prej 44 viteve, u munduan që të shtypeshin në mënyrë të përgjakshme nga qeveria. Si pasojë e largimit nga ushtria e një numri të madh të ushtarëve të cilët nuk e pranuan ndërhyrjen me armë ndaj civilëve në korrik të 2011 u formua Ushtria e Sirisë së Lirë ku më pas ngjarjet u kthyen në konflikte mes forcave të Asadit dhe Ushtrisë të Sirisë së Lirë. Në të njëjtën kohë edhe organizata e Hizbullah me qendër në Liban vajti në Siri me qëllim për ndihmë të forcave të Asadit, ku dhe grupet kurde filluan të kontrollonin rajonet rurale të Afrin dhe Haseke.

Krahas forcave Ushtria e Sirisë së Lirë në vitin 2012 pas formimit të grupeve të tjerë të armatosur opozitarë si Ahraru'sh Sham, Cejshu'l İslam, regjimi i Asadit humbi në masë të madhe kontrollin në rajonet veriore, jugore, lindje dhe të mesme në vend.
Qeveria e Asadit mban ende nën kontroll qendrat e qyteteve në bregdetin mesdhetar të vendit me Damaskun, Helep, Hama dhe Homs, ndërsa në Haseke ata janë duke vepruar në aleancë me forcat PYD (Forcat pro-kurde të Partia Bashkimi Demokratik).
Pasi në vitin 2013 doli në pah edhe organizata terroriste DAESH e cila duke luftuar kundër opozitarëve mori nën kontroll rajonet rurale përreth Rakka, Dejru'z-Zor dhe Halep në vend përjetohet një luftë shumëpalëshe.

Grupet e armatosura opozitare të cilët kanë nën kontroll rrethinat e Idlib, Damaskut dhe Halep si dhe një pjesë të madhe të rajonit Dera në jug, janë duke luftuar edhe me forcat e regjimit edhe me DAESH. Ndërsa DAESH sulmon edhe forcat opozitare edhe grupet kurde si PYD.

Ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së me qëllim luftën kundër terrorizmit ndërmarrin sulme ajrore ndaj objektivave të DAESH.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme