Shulz optimist për zgjidhjen e problemit qipriot

Në deklaratën që bëri pas takimit me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinxhi, Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulz tha se “shpresa për një paqe të qëndrueshme në Qipro nuk ka qenë asnjëherë kaq e madhe”.

Shulz optimist për zgjidhjen e problemit qipriot

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut Mustafa Akinxhi (Mustafa Akıncı) u takua me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Shulz.

Në takim Shulz tha se i BE-ja u kushton një rëndësi të madhe bisedimeve në ishull. “Ne si parlament u japim një mbështetje të plotë këtyre bisedimeve. Nuk mund të hyj në detaje, por ne do të japim kontributin tonë të nevojshëm për përmbylljen me sukses të procesit. Ky shans duhet vlerësuar mirë. Asnjëherë nuk kemi qenë kaq optimist për paqen”, u shpreh Shulz.

Kurse lideri turk i Qipros, Akinxhi tha se procesi drejt një zgjidhjeje të drejt bart rëndësi të madhe edhe për vet ishullin, edhe për sigurinë e rajonit.

“Brezi ynë dhe prindërit tanë kanë vuajtur shumë. Është derdhur shumë gjak. Por tani duam që me një zgjidhje të gjithanshme të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë”, nënvizoi lideri turk i Qipros.

Më pas Akinxhi theksoi se turku qipriot nuk do që të qëndrojë edhe më i izoluar nga bota.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme