Qipro – Zgjidhja mund të arrihet brenda një viti

“Procesi i zgjidhjes në Qipro mund të përmbyllet brenda një kohe më të shkurtër se një vit”, ka deklaruar Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinxhi, pas përfundimit të kontakteve me zyrtarët e lartë të BE-së.

Qipro – Zgjidhja mund të arrihet brenda një viti

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinxhi (Mustafa Akıncı) tha se zgjidhjes në ishull i janë afruar si asnjëherë tjetër.

"Jemi në një periudhë, kur shpresat për një zgjidhje në Qipro janë rritur sërish pas 11 vjetësh. Është arritur konsensusi për një zgjidhje të gjithanshme dhe të bazuar në dy zona, dy komunitete, në barazinë politike dhe sigurinë”, u shpreh lideri turk i Qipros.

Palët e ishullit e kanë përshpejtuar kalendarin e bisedimeve dhe pritet që ato të pajtohen mbi një plan konkret para fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që mbahen në shtator.

Këto sinjale konsensusi, që vijnë nga Qiproja, janë pritur me kënaqësi edhe në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, Bruksel.

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker ka në plan të vizitojë ishullin brenda një muaji dhe të zhvillojë takime me liderët e të dy komuniteteve të Qipros.

Ndërkohë edhe lideri i qeverisjes greko-qipriote, Nikos Anastasiades deklaroi se me zgjedhjen e Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) President i Republikës Turke të Qipros së Veriut është arritur një progres i konsiderueshëm në bisedimet për zgjidhjen e problemit të ishullit


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme