OKB: Rekord emigrantësh në Mesdhe, 137.000 që nga fillimi i 2015

Një numër rekord prej 137.000 emigrantësh kanë kaluar Mesdheun në kushte të rrezikshme gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2015, pjesa më e madhe për t'u arratisur nga konfliktet, theksuan sot Kombet e Bashkuara.

OKB: Rekord emigrantësh në Mesdhe, 137.000 që nga fillimi i 2015

Kjo përbën një rritje prej rreth 83 për qind në raport me gjashtëmujorin e parë të 2014-s, sipas Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Situata pritet të përkeqësohet në verë, kur kalimtarët klandestinë dyfishojnë aktivitetin. Numri i emigrantëve në Mesdhe u rrit nga 75.000 në gjashtëmujorin e parë në 219.000 në fund të vitit 2014, saktëson agejencia për refugjatët pranë OKB-së.

Evropa është përballur me një krizë të refugjatëve nëpërmjet rrugëve detare, duke arritur përmasa historike”, theksoi UNHCR-ja, duke shtuar se pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve dhe refugjatëve janë arratisur nga luftërat, konfliktet dhe persekutimet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme