Gjermani - Dhuna raciste është rritur me 24%

Sipas studimeve që janë bërë, ka dalë se një në çdo dy racist në Gjermani është pro përdorimit të dhunës.

327626
Gjermani - Dhuna raciste është rritur me 24%

Dhuna raciste në Gjermani, në vitin 2014 është rritur me 24%.

Sipas studimeve që janë bërë, ka dalë se një në çdo dy racist në këtë vend është pro përdorimit të dhunës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë Tomas de Mezijer (Thomas de Maiziere) tha se numri i rasteve me dhunë që janë kryer në vitin 2014 nga racistët është 990, dhe rritja në krahasim me vitin e kaluar është 24%.

Sipas shifrave zyrtare në Gjermani ka 21 mijë racistë. Ministri Mezijer tha se në numrin e racistëve është vënë re një ulje, duke shtuar se “niveli i agresivitetit dhe dhunës vazhdon të mbetet ende i lartë”.

Sipas Mezijer një shqetësim përbëjnë në veçanti “luftëtarët e huaj”, që largohen nga Gjermania për të luftuar në vende të tjera dhe që më vonë rikthehen me një përvojë lufte.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme