Ushtria izraelite kryen kontrollet e flotiles së lirisë

Kontrollet e "nevojshme" të Flotiles së Lirisë ushtria izraelite i kreu në ujërat ndërkombëtare

Ushtria izraelite kryen kontrollet e flotiles së lirisë

Bëhet e ditur se ushtria izraelite bëri kontrollet e duhura në anijen e cila ka filluar iniciativën për thyerjen nga deti të rrethimit të Gazës.

Anija me emër “Marianne” u ndalua në ujërat ndërkombëtare dhe më pas u dërgua në portin Ashdot.

 

Mësohet se 3 anijet tjera pas ngjarjes së fundit vendosën të kthehen në portin e Kretës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili mohon ekzistencën e rrethimit të Gazës, deklaroi se ata ndihmojnë në hyrjen e ndihmave humanitare dhe materialeve ndërtimore në këtë vend.

Në bordin e flotiles së 3-të të Lirisë, e cila synon thyerjen e rrethimit të Izraelit ndaj Gazës ndodhen ish-Presidenti i Tunizisë, Muhammed Munsif el-Marzuki dhe deputeti arab i Izraelit, Basil Gattas.

Në vitin 2009 drejt Rripit të Gazës ishin nisur 3 karvane të ndara me anë të rrugëve tokësore me qëllim të thyerjes së rrethimit izraelit të Gazës, të cilët arritën në këtë vend, ndërsa edhe në vitin 2010 organizata humanitare “Viva Palestina” arriti të hyjë në këtë zonë.

Ndërkaq flotilja e 2-të u nis në vitin 2010 dhe në të merrte pjesë edhe anija Mavi Marmara, e cila më 31 maj u sulmua nga ana e ushtarëve izraelit me çrast humbën jetën 9 persona.

Pas ngjarjes së Mavi Marmaras, forcat detare të Izraelit i ndaluan të gjitha anijet të cilat dërgonin ndihma humanitare me rrugë detare në Gazë dhe i tërhoqën ato në portin Ashdod dhe prej këtu ndihmat u dërguan me anë të rrugëve tokësore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme