OKB: Progres në bisedimet për ribashkimin e Qipros

Drejtuesit qipriot, grek dhe turq, kanë bërë progrese në rrugën për një ribashkim të ishullit mesdhetar gjatë një takimi, që u zhvillua të hënën nën drejtimin e OKB-së, konfirmoi i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Espen Barth Eide.

OKB: Progres në bisedimet për ribashkimin e Qipros

"Mustafa Akinci, i zgjedhur në fund të muajit prill në krye të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe lideri grekoqipriot, Nikos Anastasiadis, janë takuar në zonën tampon të kontrolluar nga OKB-ja, në një atmosferë pozitive dhe të orientuar drejt kërkimit të rezultateve", nënvizoi Espen Barth Eide në një komunikatë.

"Drejtuesit kanë hyrë tashmë në negociata dhe janë përqendruar në çështjet themelore, që ende nuk janë zgjidhur", bëri të ditur i dërguari special i OKB-së në Qipro, duke përmendur gjithashtu çështjen e qeverisjes dhe pronës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme