Liderët e ishullit të Qipros takohen në zonën tampon

Vazhdojnë negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme problemit në Qipro

Liderët e ishullit të Qipros takohen në zonën tampon

Vazhdojnë negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme problemit në Qipro.

Liderët e ishullit u takuan në zonën tampon të ishullit.

Gjatë takimeve u bisedua në lidhje me administrimin, pronësinë dhe territoret.

Pas rifillimit të negociatave më 15 maj dhe procesit të shqyrtimit një mujor për herë të parë u kalua në negociata thelbësore.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe lideri i greko-qipriotëve, Nikos Anastasiadis u takuan për herë të katërt në zonën tampon që kontrollohet nga Kombet e Bashkuara, ndërkaq takimi zgjati afërsisht 4 orë e gjysmë.

Presidenti Mustafa Akinci ka thënë se “Tema e negociatave kanë qenë pjesa e kritereve të administrimit, pronësisë dhe territorit. Në lidhje me këto çështje u bënë vlerësimet e nevojshme dhe në disa çështje u shënua progres. Mirëpo nuk do të ishte në përputhje me frymën e negociatave nëse flasim në mënyrë specifike në lidhje me këto tema”.

Duke e bërë të ditur se janë të mendimit se fillimisht duhet të përcaktohen kriteret në lidhje me çështjen e territoreve, Akinci tha se për të biseduar mbi hartën e ndarjes fillimisht duhen të përcaktohen kriteret.

Akinci gjithashtu tërhoqi vëmendjen se në shtypin grek herë pas here zënë vend lajme spekulative në lidhje me negociatat.

Ndërkaq Presidenti Akinci në lidhje me fjalët që kreu i kishës ortodokse greke Hrisostomos i 2-të bëri për shtypin grek duke thënë se “turqit e ardhur në ishull pas vitit 1974 duhen të largohen nga ishulli”, tha se ato nuk i gjen aspak konstruktive.

Liderët vendosën që më 8 korrik të takohen liderët fetarë dhe kryetarët e dhomave tregtare të të dyja palëve.

Ndërkaq takimi i radhës i liderëve do të mbahet më 10 korrik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme