Sulm në Francë, 1 i vrarë dhe disa të plagosur

Në afërsi të qytetit Grenoble, në lindje të Francës një person, i cili mbante një flamur me mbishkrime islamike, ka vrarë një person dhe ka plagosur disa të tjerë në një fabrikë gazi.

Sulm në Francë, 1 i vrarë dhe disa të plagosur

Sulmuesi i dyshuar ka hyrë në fabrikë dhe ka shpërthyer disa pajisje të vogla.

Policia arrestoi një person, ndërkohë që presidenti Frnçois Hollande ka thirrur një takim me autoritetet më të larta ligjzbatuese.

Ky sulm vjen gjashtë muaj pas sulmeve terroriste në Paris, ku humbën jetën 17 persona.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme