Tusk: Asnjë marrëveshje për kuotat e detyrueshme të imigrantëve

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk konfirmoi mungesën e konsensusit mes shteteve anëtare për idenë e vendosjes së kuotave për shpërndarjen e azilkërkuesve të mbërritur në Itali dhe në Greqi me qëllim për të lehtësuar këto dy vende.

Tusk: Asnjë marrëveshje për kuotat e detyrueshme të imigrantëve

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk konfirmoi mungesën e konsensusit mes shteteve anëtare për idenë e vendosjes së kuotave për shpërndarjen e azilkërkuesve të mbërritur në Itali dhe në Greqi me qëllim për të lehtësuar këto dy vende dhe ka përmendur një mekanizëm të solidaritetit të vullnetshëm.

“Nuk ka marrëveshje mes shteteve për kuotat e detyrueshme të imigrantëve”, deklaroi ai pas hapjes së një samiti evropian kushtuar në pjesën më të madhe krizës së imigracionit.

”Ai mbështeti idenë e një mekanizmi të bazuar mbi vullnetin, por ky i fundit mund të jetë i besueshëm vetëm nëse shtetet marrin angazhime të besueshme dhe kuptimplotë deri në fund të korrikut” shtoi ai.

Një solidaritet pa sakrifica është hipokrizi”, theksoi ai.

Nga ana e tij presidenti francez, François Hollande u shpreh për kombinimin e solidaritetit dhe përgjegjësisë përballë fluksit të imigrantëve nëpërmjet Mesdheut.

Më shumë se 100 000 persona kanë hyrë në mënyrë klandestine në BE që prej fillimit të vitit nga Mesdheu ose nga Turqia, sipas agjencisë evropiane ”Frontex”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme