Izraeli lejoi materialet e ndërtimit për Gazën që rrënoi

Izraeli lejoi kalimin e materialeve të ndërtimit në Gazë, vend të cilin e shkatërroi vitin e kaluar nën një ofensivë të rëndë bombardimesh.

Izraeli lejoi materialet e ndërtimit për Gazën që rrënoi

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA do të ndërtojë 15 pallate banimi me një vlerë 12,5 milion dollarë.

Izraeli që prej shumë vitesh me periudha të ndryshme kohore bombardon pa mëshirë rripin e Gazës, këtë radhë hapi portat për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara.

Ministri i Urbanistikës dhe Çështjeve Publike të Palestinës, Mufid El-Hasayine, deklaroi se arritën në një marrëveshje me Izraelin për kalimin e materialeve të ndërtimit.

Mufid El Hasayine tha se do të ndihmojnë familjet të cilave ju janë rrënuar shtëpitë si dhe ata që duan të ngrenë një kat shtesë.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, në jug të Rripit të Gazës, në fshatin Hucur Ed-Dik, do të ndërtojë 15 pallate banimi me një vlerë 12,5 milion dollarë.
TIKA, është në vazhdim të projekteve për ndërtimin e një stadiumi dhe disa ndërtesa për familjet që u janë rrënuar shtëpitë në Rripin e Gazës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme