17 të vrarë 96 të plagosur në sulmin me autobomba të DAESH

Organizata terroriste DAESH është infiltruar në provincën Ayn El Arap ose siç njihet ndryshe edhe si Kobani.

17 të vrarë 96 të plagosur në sulmin me autobomba të DAESH

Si pasojë e dy sulmeve me autobomba të vendosura në këtë rajon u vranë 17 persona dhe u plagosën 96 të tjerë.

Disa nga të plagosurit u sollën në Turqi dhe u morën në kurim në spitalet në Suruç dhe Akçakale.

Ndër lajmet që vijnë nga rajoni bëhet fjalë se terroristët kanë masakruar 23 civilë në një fshat në afërsi të Kobanit. Ndërsa në përleshjet ndërmjet terroristëve dhe forcave të Esadit në Haseke, humbën jetën 50 persona. 

Organizata terroriste e DAESh-it ndërmori sulmeve me autobomba në Kobani. Terroristët të infiltruar në provincë me veshje të grupeve kurde, shpërthyen autobombat në afërsi të portës kufitare Mürşitpınar.

Ndërkaq përleshjet ndërmjet DAESH-it dhe grupeve kurde janë intensifikuar në qendër të Kobanit.
Burimet e sigurisë bëjnë të ditur se në përleshje janë përfshirë edhe “celula” të cilat kanë qenë në pritje në provincë prej një kohe të gjatë.

Ndërsa ndërmjet terroristëve dhe forcave të Esadit në qytetin Haseke, përjetohen përleshje të dhunshme.

Pretendohet se pasi militantët e organizatës terroriste, morën në dorë një rajon në jugperëndim të qytetit, ushtarët e regjimit u tërhoqën nga qendra e qytetit.

Përleshje të fuqishme janë duke u përjetuar edhe ndërmjet forcave irakiane dhe terroristët në Ramadi të Anbarit, që muajin e kaluar u mor nga DAESH.

Si pasojë e sulmit të terroristëve me autobomba dhe pas hapjes së zjarrit ndaj forcave irakiane, kanë mbetur të vrarë 14 ushtarë irakianë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme