Izraeli nuk do të lejojë Flotiljen e Lirisë të hyjë në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Emmanuel Nahson njoftoi se nuk do të lejojnë mbërritjen në Gaza të Flotiljes së 3-të të Lirisë, e cila synon të çajë bllokadën dhe të dërgojë ndihma për palestinezët e Gazës.

Izraeli nuk do të lejojë Flotiljen e Lirisë të hyjë në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nahson njoftoi se nuk do të lejojnë mbërritjen në Gaza të Flotës së 3-të të Lirisë e cila synon të thyejë bllokadën dhe të dërgojë ndihma.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të izraelite, Emmanuel Nahson në një intervistë për gazetarin e agjencisë turke të lajmeve AA ka thënë se i ndjekin përmes medias lajmet në lidhje me Flotiljen e 3-të të Lirisë. "Ata kanë njoftuar se kanë ndërmend të shkojnë në Gaza, por ne nuk do ta lejojmë këtë, sepse Gaza është nën bllokadën detare dhe kjo konsiderohet e vlefshme edhe në aspektin e të drejtës ndërkombëtare. Nëse duan të dërgojnë ndihma për popullin e Gazës, këtë mund ta bëjnë nëpërmjet Izraelit. Ata që ndodhen në flotilje do të kthehen mbrapsht nga kanë ardhur", ka sqaruar Nahson.

Ndërsa ndaj pyetjes se si kanë planifikuar të ndalojnë mbërritjen e Flotiljes së 3-të të Lirisë në Gaza Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite është përgjigjur kështu: "Mendoj se është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Nuk dua të hyj në spekulime, por mund të them se nuk do të lejojmë që të ata mbërrijnë në Gaza".

- "Shpresoj që këtë herë të jetë më paqësore"-

Pas një rikujtimi të atyre çfarë kanë ndodhur si pasojë e sulmit të ushtrisë së Izraelite ndaj anijes “Mavi Marmara”, Nahson u shpreh se: "Shpresoj që këtë herë të jetë më paqësore, por nuk mund të paraqes detaje që tani. Por mund të them kaq, se ne jemi duke u përgatitur për këtë flotë dhe shpresojmë që të përfundojë pa dhunë".

Nahson ka pohuar se ata që ndodhen në Flotiljen e Lirisë do të dërgohen në vendet e tyre, ndërsa ndihmat që kanë me vete do të dërgohen në Gaza. "Nuk jam as edhe shumë i sigurt, që bashkë me vete të kenë sjellë edhe ndihma për popullin e Gazës. Mendoj se qëllimi i tyre është vetëm politik", ka pretenduar Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite.

- Flotilja e 3-të e Lirisë vazhdon rrugën e saj-

Ditën e djeshme ishte njoftuar se Flotilja e 3-të e Lirisë ka si qëllim të çajë bllokadën e Izraelit, të vendosur ndaj Gazas që në vitin 2007 dhe dërgimin e ndihmave për banorët e Gazës. Flotilja me aktivistë do të nisej nga Greqia.

Në lajmin e publikuar në faqen e internetit të emëruar “Qendra e Informacionit Palestinez”, kryetari i autokolonës "Miles of Smiles" Dr. Isam Jusuf, kishte theksuar se aktivistët kanë qëllime të mira dhe se janë të vendosur që të shkojnë në Gaza dhe të çajnë bllokadën e vendosur. Gjithashtu Jusuf i kishte bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë përgjegjësinë morale kundër kërcënimeve izraelite për sulme të mundshme ndaj Flotiljes dhe për mbrojtjen e autokolonës shumëkombëshe.

Krahas një numri të madh të aktivistëve arabë dhe evropianë, edhe ish-presidenti tunizian Muhammed Munsif el-Marzuki kishte njoftuar se ka vajtur në Greqi për të marrë pjesë në këtë udhëtimin e flotiljes së 3-të të Lirisë për Gazën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme