Franca: Përgjimet e NSA të papranueshme

Franca ka pretenduar se përgjimi i presidentëve francezë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) është veprim "i papranueshëm"

Franca: Përgjimet e NSA të papranueshme

Franca ka pretenduar se përgjimi i presidentëve francezë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) është veprim "i papranueshëm".

Në një deklaratë me shkrim nga presidenca duke u vënë në dukje se autoritetet e SHBA-së në lidhje me këto çështje duhet të sillen në përputhje me angazhimet dhe se Franca nuk do të tolerojë asnjë veprim që do të kërcënojë sigurinë dhe interesat e Francës.

Në deklaratë gjithashtu është përdorur shprehja se "Në vizitën e presidentit tonë në SHBA veçanërisht në takimet e kryera në fund të vitit 2013 dhe në muajin shkurt të 2014 ishin ngritur pretendime. Të vërtetat e zbuluara pas takimeve janë të papranueshme".

Në deklaratë gjithashtu theksohet se Këshilli i Mbrojtjes është mbledhur në Pallatin Elysee për të diskutuar çështjen dhe se në këtë takim do të shqyrtohen informacionet e publikuara në shtyp veçanërisht aktivitetet e NSA të kryera në Francë mes viteve 2006-2012.

Në raportin e emëruar "Spiunazhi i Elysee" i njoftuar ditën e djeshme për opinionin publik nga Wikileaks u zbulua se NSA gjatë viteve 2006-2012 kishte përgjuar presidentët Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe François Hollande.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme